Dispozitat e mysafirllėkut
Pėrzgjodhi dhe pėrshtati: Rashit Zylfiu
Allahu i Madhėruar thotė: A ke arritur tė dėgjosh ti pėr rrėfimin e mysafirėve tė ndershėm tė Ibrahimit? Kur patėn hyrė tek Ai dhe thanė: "Tė pėrshėndesim me paqe!" Ai tha: "Qofshi gjithnjė tė pėrshėndetur me paqe!" (E me vete tha): "Njerėz tė panjohur!" Dhe ai pa u vėrejtur shkoi te familja e vet dhe solli njė viē tė majmė tė pjekur. Atė ua afroi atyre e tha: "Pėrse nuk po hani?"[1]
Pejgamberi sal-lAllahu alehi ue selem thotė: Kush beson nė Allahun dhe Ditėn e Gjykimit mos ti bėjė keq komshiut tė vet. Kush beson nė Allahun dhe Ditėn e Gjykimit le ta respektojė mysafirin e vet. Kush beson nė Allahun dhe Ditėn e Gjykimit le tė flasė tė vėrtetėn apo le tė heshtė.[2]
Islami e vetmja fe e pėrzgjedhur dhe e pranuar nga Allahu i Madhėruar ėshtė i pėrsosur nė tė gjitha sferat e jetės. Njeriu si njė qenie sociale dhe nevoja e tij e natyrshme pėr shoqėrinė ka qenė qysh nga krijimi i tij. Islami pėr kėtė nevojė qė ndien njeriu solli dispozita dhe etika, duke vendosur baza dhe dispozita, qė tė ruhet kjo nevojė njerėzore. Dijetarėt e hershėm por edhe ata bashkėkohorė nė librat e tyre i kanė dhėnė njė hapėsirė tė veēantė dispozitave tė gostisė dhe promovimit tė kėsaj etike tek muslimanėt nė veēanti, por edhe tek jomuslimanėt pėr tė shpalosur dhuntitė e Islamit. Duke u nisur nga natyra e rubrikės sė fikhut ne do tė fokusohemi tek dispozitat dhe disa etika, qė kanė tė bėjnė me gostinė dhe rregullat e mysafirllėkut.
Dispozitė dhe etikė: Kush ėshtė mysafir?
Mysafir konsiderohet ēdo njeri qė troket derėn e dikujt, qė ka nevojė pėr konak apo gosti. Mysafiri mund tė jetė nga tė afėrmit, farefisi apo edhe njeri i huaj, qė nuk e kemi njohur mė parė.
Sa ditė ka tė drejtė tė qėndrojė mysafiri?
Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue selem ka thėnė: Mysafirllėku ėshtė tre ditė, shpėrblimi i tij sa pėr tė kaluar njė ditė dhe natė[3], nuk i lejohet burrit musliman qė tė qėndrojė tek vėllai i tij deri sa ai tė mėkatojė. Tė pranishmit i thanė: E si mėkaton? Tha: Qėndron tek ai, e ai (nikoqiri) nuk ka ēfarė ti ofrojė.[4]
Hadithi aludon se nuk i lejohet askujt tė qėndrojė mysafir mė shumė se tre ditė, pėr shkak se mysafiri mund ta vendosė nė pozitė tė vėshtirė nikoqirin, ose duke paragjykuar pėr mysafirin.
Hatabiu ka thėnė: Nuk i lejohet mysafirit tė qėndrojė mė shumė se tre ditė pa kėrkesėn e nikoqirit, qė mos tė bie nė pozitė tė palakmueshme e ta humbė shpėrblimin.
1) Respektimi i mysafirit ėshtė detyrim:
Imam Neveviu Allahu e mėshiroftė, ka pėrmendur konsensus pėr gostinė dhe se kjo ėshtė nga gjėrat e pėrforcuara qė ka sjellė Islami. Imam Neveviu mė pas ka sjellė mospajtimin e dijetarėve mes asaj, se a ėshtė vaxhib (detyrim) apo sunet respektimi i mysafirit.
Maliku, Shafiu dhe Ebu Hanife e shohin sunet e jo vaxhib respektimin[5] e mysafirit. Lejthi dhe imam Ahmedi thonė se ėshtė detyrim respektimi i mysafirit. Imam Ahmedi e ka lidhur kėtė me fshatarėt e jo me qytetarėt.
2) Pėrgjigjja e ftesės:
Kanė ardhur shumė hadithe pėr pėrgjigjen e ftesės. Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue selem ka thėnė: Tė drejtat e muslimanit ndaj muslimanit janė pesė:... pėrgjigja e ftesės....[6]
Shumica e dijetarėve thonė se pėrgjigjja e ftesės ėshtė mustehab (e pėlqyeshme) pėrveē ftesa pėr martesė, pėrgjigjja e saj ėshtė vaxhib (detyrim). Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue selem ka thėnė: Ushqimi mė i keq ėshtė ushqimi i dasmės ku ftohen nė te tė pasurit e lihen tė varfrit e kush nuk i pėrgjigjet ftesės ka mėkatuar ndaj Allahut dhe tė Dėrguarit tė Tij. [7]
Disa dijetarė kanė pėrmendur kushte pėr prezantimin e kėtyre ftesave. Dijetari Muhamed Salih Uthejmin Allahu e mėshiroftė ka pėrmendur kėto kushte:
a) Qė ftuesi tė mos jetė prej atyre qė duhet tė distancohemi nga ai.
b) Qė mos tė ketė ndonjė tė keqe[8] nė vendin e prezantimit. Nėse ka mundėsi mėnjanimi i kėsaj tė keqeje detyrohet pėrgjigjja pėr dy shkaqe: Pėrgjigjja e ftesės dhe mėnjanimi i sė keqes. Nėse nuk ka mundėsi mėnjanimi i sė keqes, atėherė prezantimi ėshtė i ndaluar.
c) Qė thirrėsi tė jetė musliman pėrndryshe nuk detyrohet pėrgjigjja.
d) Qė tė fituarit e pasurisė mos tė jetė haram, ngase prezantimi tė mundėson ngrėnien e haramit; kėtė e thonė disa dijetarė, ndėrsa grupi tjetėr thotė: Se mėkati ėshtė pėr atė e jo pėr mysafirin, pėrveē nėse nė esencė e ka pasurinė haram, si alkooli, mishi i derrit etj.
e) Qė pėrgjigjja mos tė jetė shkaktare pėr tė anashkaluar ndonjė detyrim tjetėr, apo detyrim mė tė madh se vetė pėrgjigjja e ftesės.
f) Qė ftesa mos ti shkaktojė probleme, si p.sh.: nevoja pėr tė udhėtuar apo lėnia e familjes qė janė nevojtarė.
g) Kur ftesa nuk ėshtė e pėrcaktuar atėherė nuk ėshtė detyrueshme pėrgjigjja si: Tė bėhet thirrja nga ana e nikoqirit nė mėnyra tė pėrgjithshme pa pėrcaktim.
3) Pėlqimi e pėrshėndetjes, ngrohtėsisė ndaj mysafirit:
Nga Ibėn Abasi Allahu qoftė i kėnaqur ndaj tij, na pėrcillet se ka thėnė: Kur erdhi njė delegacion i Abdul Kajsit tek Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue selem i tha: Mirė se vjen!. [9] Nuk ka dyshim se pritja e mysafirit me ngrohtėsi dhe shprehje tė mira mbjell tek ai gėzim, i jep rehati dhe komoditet. Realiteti e dėshmon njė gjė tė tillė.
4) Tė tepruarit nė mikpritjen e mysafirit:
Nuk ka nevojė qė njeriu ta ngarkojė veten shumė pėr mysafirin sa ti kalojė kufijtė, ngase ngarkimi i tepėrt nė pėrgjithėsi ėshtė i ndaluar.
Pėrcillet nga Enesi Allahu qoftė i kėnaqur ndaj tij, se ka thėnė: Ishim tek Omeri, radijallahu anhu dhe tha: Jemi ndaluar ta teprojmė (tė ngarkohemi tepėr). [10]
Nuk ka ndonjė rregull qė e pėrkufizon, se kur njeriu e tepron apo e ngarkon vetėn jashtė mase, por kėtė e pėrcakton tradita e rrethit ku ai jeton. Nėse njeriu pėrgatit ushqim pėr mysafirin, qė nuk ėshtė i njohur nė atė vend tė pėrgatitet deri nė atė mase ai veēse e ka ngarkuar veten apo i ka tejkaluar kufijtė.
Ndėrsa ajo ēfarė ndodh sot nė gosti tė ndryshme, ku ajo mė shumė i pėrngjet njė gare se sa lloje ushqimesh po shėrbehen, se sa vetė qėllimi pėr ēfarė janė tė ftuar mysafirėt e shumica e atij ushqimi mė pas hidhet, kjo ėshtė israfi (shpėrdorimi), qė jemi tė ndaluar ta bėjmė.
5) Hyrja me leje dhe largimi pas ushqimit me leje:
Allahu i Madhėruar thotė: O ju qė besuat, mos hyni nė shtėpitė e Pejgamberit ndryshe vetėm nėse u lejohet pėr ndonjė ngrėnie e duke mos pritur pėrgatitjen e saj, por kur tė thirreni, atėherė hyni, e kur tė jeni ushqyer, atėherė shpėrndahuni, duke mos hyrė nė bisedė me njėri-tjetrin, vėrtet kėto (pritja, qėndrimi, biseda) e mundojnė Pejgamberin, por ai turpėrohet prej jush; Allahu nuk i turpėrohet realitetit.
Allahu i Madhėruar i ndaloi besimtarėt tė hyjnė nė shtėpinė e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue selem, pa lejen e tij. Dhe ky ndalim ėshtė pėr tė gjithė besimtarėt, qė mos tė hyjnė nė shtėpitė e besimtarėve pa lejen e tyre.
Imam Sheukani thotė: Allahu i ndaloi besimtarėt, qė tė hynė nė shtėpinė e Pejgamberit dhe kjo ndalesė i pėrfshin tė gjithė. Dhe kėshtu njerėzit e respektuan etikėn hyjnore pėr ta, dhe nuk hynin mė pa leje derisa bėhej gati ushqimi e jo para se tė pėrgatitej pėr ta pritur atė. [11]
Nė kohėn e injorancės ishte traditė qė tė vinin nė gosti para se tė pėrgatitej ushqimi shumė herėt duke e pritur atė, qė tė bėhej gati. Kėtė ves Allahu e ndaloi. Pastaj Allahu i Madhėruar e sqaroi, se pasi tė hahet ushqimi duhet tė merret leje pėr tu larguar e mos tė zgjatet nė biseda, se kjo e rėndon nikoqirin, pėrveē nėse nikoqiri e kėrkon njė gjė tė tillė, apo kjo ėshtė traditė tek ai popull.
6) Dhėnia pėrparėsi atij qė ėshtė mė i madh dhe anės sė djathtė:
Nikoqiri duhet tė ketė parasysh, qė ti japė pėrparėsi mysafirit mė tė shtyrė nė moshė dhe me njė pėrkujdesje mė tė veēantė, ngase Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue selem na ka inkurajuar pėr te . Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue selem thotė: Ai qė nuk i mėshiron tė vegjlit tanė dhe nuk i respekton tė rriturit nuk ėshtė nga ne.[12]
7) Lutja e mysafirit pas ushqimit pėr nikoqirin:
Prej Sunetit tė Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue selem, kur hante ushqim tek dikush bėnte dua pėr ta. Kumtohet nga Enesi: Se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue selem shkoi tek Sad ibėn Ubadeh pasi solli bukė dhe vaj Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem hėngri dhe tha: Bėfshin tek ju iftar agjėruesit. Ushqimin tuaj e hėngėrshin tė devotshmit dhe pėr ju bėfshin dua melaiket.[13] Disa dijetarė e kanė veēuar vetėm tek ai i cili bėhet iftar e shumica janė tė mendimit se ėshtė e pėrgjithshme. Transmeton Abdullah ibėn Busėr, se babai i tij kishte pėrgatitur ushqim pėr Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ue selem e thirri atė dhe ai sal-lallahu alejhi ue selem iu pėrgjigj. Kur e kreu ushqimin tha: O Zot fali ata, mėshiroji dhe begatoji nė atė qė i ke furnizuar.[14]
8) Tė pėlqyerit e pėrcjelljes sė mysafirit deri tek dera:
Ky ėshtė plotėsimi i mirėpritjes dhe mirėsjellja me mysafirin, qė tė ndihet rehat, deri sa tė largohet nga shtėpia. Pėr kėtė nuk kemi ndonjė hadith tė prerė, por kemi shumė gjurmė nga tė parėt tanė. Shabiu ka thėnė: Nga plotėsimi i vizitės sė mysafirit ėshtė qė ta pėrcjellėsh deri tek dera dhe ta kapėsh pėr supesh.... [15]
(Shkėputur nga libri Kitabul Adab Fuad ibėn Abdulaziz Shelhub)
[1] Dharijatė: 24-27.
[2] Buhariu 6018 , Muslimi 47.
[3] Dhuratat qė i dhurohen atij duhet qė ti mjaftojnė pėr tė kaluar distancėn e njė dite dhe njė nate.
[4] Buhariu 6135 . Muslimi 48/Libri i fijut tė braktisur.
[5] Me respektimin e mysafirit kem si qėllim ti bėsh konak, gosti etj.
[6] Buhariu 1240 , Muslimi 2162 .
[7] Buhariu ,5177 , Muslimi 1432 .
[8] E keqe mund tė jetė si: pėrdorimi i alkoolit, pėrzierja burra me gra, muzika etj .
[9] Buhariu 6176 .
[10] Buhariu 7293 .
[11] Fethul Kadir 4/341 .
[12] Muslimi 3003.
[13] Ebu Davudi 3854. Saktėsuar nga Imam Albani .
[14] Muslimi 2042, Ahmedi 17220.
[15] Adab Sherije 3/227.
www.forumi.kurandhesunet.net



Pergjigju me Citim
