****
Ne, pėr shkak tė qėndrimit tė gjatė nė Tokė, pėr shkak tė pėrshtatjes me fenomenet dhe dukuritė e saj, gati qė nuk e vėrejmė dorėn e fuqisė sė Krijuesit Absolut, i cili e bėri Tokėn tė pėrshtatshme pėr krijesat, siē bėn aluzion verseti kuranor nė vijim:
"Ai dhe Tokėn e bėri tė shtrirė pėr krijesat. Nė tė ka pemė tė llojllojta, ka edhe hurma me shporta tė mbėshtjella". (Er-Rrahman. 10-11)
Ne e vėrejmė kohė pas kohe stabilitetin e Tokės, kėtė begati tė Allahut, xh.sh., qė na ka dhuruar. Kėtė e vėrejmė kur bie tėrmet apo kur shpėrthen vullkani. Atėherė para syve tanė e shohim Tokėn duke u lėkundur. Njerėzit do tė ishin tė vetėdijshėm sikur tė mendonin se kjo Tokė e vocėrr nė kozmosin e gjerė rrotullohet rreth vetes me shpejtėsi 60.000 milje nė orė. Sikur tė mendonin pėr kėtė fakt, si ky 'topth i vocėrr' nxiton me vrull dhe shpejtėsi marramendėse nė hapėsirat e pafundme tė kėtij universi, mbėshtetur nė fuqinė e Allahut, do tė tronditeshin zemrat e njerėzve dhe do tė mbėshteteshin vetėm nė Allahun e gjithėfuqishėm, i cili e krijoi kėtė Tokė me kushte tė volitshme pėr tė gjitha krijesat.
Duke iu referuar krijimit tė deteve, Kur'ani famėmadh tregon pėr begatitė e tyre:
"Prej atyre tė dyve nxirren margaritarė e diamantė". (Er-Rrahman. 22)
Pa mėdyshje, margaritarėt janė gjėja mė e mahnitshme qė ka nė dete. Ata formohen nga guaska nė fund tė detit. Kjo gjallesė ka njė rrjet tejet preciz, tė formuar nė mėnyrė tejet tė ēuditshme. Nė pjesėn e fundit tė kėsaj rrjete magjike ndodhet goja e guaskės me katėr buzė. Kur hyn guri brenda saj, guaska tajon njė materie ngjitėse dhe e formėson gurin ashtu qė e kthen nė diamant, madhėsish dhe formash tė ndryshme, me bukuri mahnitėse.
Edhe koralet janė njė prej mrekullive tė Allahut, xh.sh. Jetojnė nė dete nė thellėsi prej 5-300 m., tė ngjitura pėr shkėmbinjtė e detit. Shumohen nė dy mėnyra. Lartėsia e drurėve koralorė ėshtė 30 cm. Ishujt e gjallė koralorė arrijnė gjatėsinė prej 2350 km, siē ėshtė rasti me ishuj tė tillė nė Australi. Nga koralet nxirren diamante tė ēmuara me vlera tė mėdha pėr njerėzit.
Dhe Allahu i madhėrishėm vazhdon edhe mė tej, duke numėruar dhuntitė e panumėrta:
"A e shihni ujin qė po e pini? A ju e lėshoni atė prej reve, apo Ne jemi qė e lėshojmė? Sikur Ne tė dėshirojmė, e bėjmė atė tė njelmėt, pėrse nuk falėnderoni?". (El Vakia. 68-70).
Uji ėshtė burim i jetės. Roli i njeriut ėshtė qė ta pijė ujin. Ndėrsa krijuesi i tij ėshtė Allahu i madhėrishėm. Ai e lėshon nga qielli dhe e bėri tė pijshėm. "Sikur Ne tė dėshirojmė, e bėjmė atė tė njelmėt, pėrse nuk falėnderoni?". (Kur'an. 70)
Domethėnė, do tė ishte i njelmėt dhe nuk do tė ishte i pėrshtatshėm pėr jetė. Andaj, pėr kėtė begati tė madhe, Allahu i madhėrishėm fton qė ta falėnderojmė. Me gjithė pėrparimin qė ka bėrė njeriu, roli i ujit nuk ėshtė zvogėluar. Pėrkundrazi, ėshtė rritur edhe mė shumė.
Uji ėshtė lėndė interesimi si pėr njerėzit e shkretėtirės, ashtu edhe pėr shkencėtarėt qė merren me studimin e tij. Krahas me kėto zbulime kolosale, njeriu ėshtė ende nė udhėtim e sipėr.
Para tij shtrihen ende hapėsira tė tėra tė panjohura. Shpirti i njeriut mbetet ende enigmė e madhe pėr shkencėtarėt. Vargani i besimtarėve po rritet vazhdimisht. Ata arrijnė nga tė gjitha anėt. Kėshtu do tė realizohet premtimi i Allahut, i cili do tė realizohet sė shpejti:
"A nuk mjafton qė Zoti yt ėshtė dėshmitar pėr ēdo gjė?"(Fussilet 53)
Ai e ka dhėnė premtimin e vet mbi bazė tė diturisė dhe Shpalljes. Por disa dyshojnė nė takimin me Tė, ndėrsa ai ballafaqim do tė ndodhė me siguri, siē vėrteton verseti i Kur'anit fisnik: Vini re! Ata Janė nė dyshim pėr takimin me Zotin e tyre (me botėn tjetėr), e ta dini se Ai ka pėrfshirė me dijen e vet ēdo send". (Fussiiet. 54).
Ku do tė ikin qė tė mos takohen me Tė, kur Ai me diturinė e Tij pėrfshin ēdo send?
Nė Kur'anin fisnik, kufiri i ujėrave tė deteve pėrmendet nė 44 vende, gjegjėsisht Allahu i madhėrishėm flet pėr detet nė 44 versete, duke mos i llogaritur versetet qė flasin pėr detarinė. Ne po i citojmė vetėm disa prej tyre:
"Ai (Allahu) na bėri tė mundshėm udhėtimin nė tokė e nė det, deri kur jeni nė anije qė lundrojnė me ta (me udhėtarėt) me anė tė njė ere tė lehtė dhe janė tė lumtur me tė (me erėn e lehtė), ia beh njė erė e fortė dhe nga tė gjitha anėt rrethohen nga valėt dhe binden se janė tė shkatėrruar, e lusin Allahun pa farė pėrzierje tė idhujve (duke thėnė): 'Nėse na shpėton nga kjo (katastrofė), ne do tė jemi gjithnjė falėnderues!". (Junus. 22)
"Ne vėrtet nderuam pasardhėsit e Ademit (njerėzit), u mundėsuam tė udhėtojnė hipur nė tokė e nė det, i begatuam me ushqime tė mira, i vlerėsuam ata (i lartėsuam) ndaj shumicės sė krijesave qė Ne i krijuam".(El Israė. 70)
"Dhe nga argumentet (qė dokumentojnė fuqinė) e Tij, janė anijet lundruese nėpėr det si tė ishin kodra". (Esh Shura, 32)
"Ai i lejoi dy detet tė puqen ndėrmjet vete. Ndėrmjet atyre tė dyve ėshtė njė pengues qė ata tė dy nuk e kapėrcejnė. E, cilėn tė mirė tė Zotit tuaj po e mohoni? Prej atyre tė dyve nxirren margaritarė e diamantė. E, cilėn tė mirė tė Zotit tuaj po e mohoni? Dhe tė Atij janė anijet lundruese tė ngritura lart si kodra nė det". (ErRrahman. 19-24)
Nga versetet e cituara kuranore mund tė shihet se Allahu i madhėrishėm i pėrmend tė gjitha vetitė e ujėrave tė deteve si lėvizjen e ujit nė dete, njelmėsinė e tij etj. Tė gjitha oqeanet dhe detet nė sipėrfaqen tokėsore pėrbėjnė detin botėror dhe tė gjithė janė te lidhur me njėri-tjetrin. Kėtė njėsi tė madhe detare e pėrbėjnė: 4 oqeane dhe 56 dete me madhėsi tė ndryshme.
Ujėrat e detit botėror dallohen nga ujėrat tokėsorė pėr nga: temperatura, njelmėsia, ngjyra, tejdukshmėria dhe lėvizjet.
Temperatura e ujit tė detit botėror varet nga shkalla e nxehtėsisė. Ujėrat qė gjenden mė afėr ekuatorit dhe ujėrat mė tė cekėt janė mė tė ngrohtė, ndėrsa ujėrat qė kanė njė shtrirje mė tė madhe gjeografike dhe thellėsi mė tė madhe janė mė tė ftohtė.
Njelmėsia e ujėrave ėshtė cilėsi mė karakteristike e ujėrave tė detit, kurse matet me promilė. Njelmėsia mesatare e ujėrave nė botėror ėshtė 35%. Njelmėsia rrjedh nga tretjet e nė ujė. Kjo varet nga hapėsira gjeografike, nga sasia e prurjeve tė ujėrave tė ėmbėl nga toka, nga sasia e ujėrave qė bie nga qielli dhe nga avulli.
Ujėrat mė tė ngrohtė tė detit kanė ngjyrė tė kaltėr, sepse pėrmbajnė sasi mė tė mėdha kripe, kurse ujėrat mė tė ftohtė kanė ngjyrė tė gjelbėr, pėr shkak tė njelmėsisė mė tė vogėl.
Tejdukshmėria e ujit tė detit varet nga njelmėsia, nga sasia e plangtonit dhe nga pėrberja e ujit.
Lėvizja e ujit tė detit mund tė ndahet: vale, rryma detare, batica (prurje) dhe zbatica (tėrheqje).
Valėt e detit krijohen me ndihmėn e erėrave. tėrmeteve dhe erupcioneve vullkanike.
Nė kaptinėn Israė, verseti 67, Allahu i madhėrishėm thotė:
"E kur ju kap juve frika nė det, do tė zhduken ata qė i keni lutur, pėrveē Tij, mirėpo pasi qė Ai tu shpėtojė e tė arrini nė tokė ju ia ktheni shpinėn. Njeriu ėshtė i pabesė".
Rrymat detare janė lėvizje tė rregullta tė ujėrave tė deteve dhe kanė shpejtėsi prej 6-10 km/h. Batica dhe zbatica janė lėvizje karakteristike. Ato, nė det tė hapur, arrijnė lartėsinė 1-2 m, ndėrsa nė brigje lartėsia e tyre mund tė shkojė nga 2-21 m.
Fotografitė mė tė reja tė deteve, tė incizuara nga teleobjektivėt e satelitėve artificialė, na tregojnė se detet e botės ndryshojnė nga njėri-tjetri nė nxehtėsi, njelmėsi, dendėsi dhe nė sasi tė oksigjenit. Nga kėta satelitė artificialė ėshtė dalluar edhe vija e hollė e bardhė qė i ndan detet.
Nėse e analizojmė me kujdes kuptimin e verseteve 19-20 tė sures Er Rrahman:
"Ai i lejoi dy dete tė puqen ndėrmjet vete, ndėrmjet atyre tė dyve ėshtė njė pengesė qė ata tė dy nuk e kapėrcejnė", atėherė do tė shohim se me aparaturat moderne elektronike ėshtė fotografuar ky pengues berzah dhe ėshtė bėrė i qartė kuptimi fjalės kuranore la jebgijan (nuk e kapėrcejnė pengesėn), qė do tė thotė se me anė te kėsaj pengese uji i njė deti qė hyn nė detin tjetėr i merr karakteristikat dhe veēoritė e detit nė tė cilin hyn".
Deri te ky konstatim i vėrtetė shkencor ėshtė arritur pas mijėra fotografimesh nėpėr dete e oqeane, tė cilat fotografime janė bėrė nga satelitėt artificialė, ndėrsa Kur'ani famėmadh i ka theksuar para 15 shekujve.
Atmosfera paraqet mbėshtjellėsin ajror tė planetit tė Tokės dhe ka domethėnie shumė tė madhe pėr jetėn dhe dukjen e planetit tonė. Atmosfera e mbron atė nga ndryshimet e mėdha tė temperaturės, e cila mund tė arrijė deri nė 200°C. Atmosfera e bėn tė mundur qarkullimin e ujit nė natyrė dhe ekzistimin e botės sė gjallė organike.
Atmosfera ndahet nė 4 pjesė:
I. Troposfera - ėshtė shtresa mė e ulėt, mė e dendur dhe mė mirė e studiuar. Trashėsia e saj mbi polet sillet rreth 8 km, ndėrsa deri 18 km mbi ekuatorin. Nė troposferė ndodhin tė gjitha fenomenet atmosferike: vranėsirat, mjegulla, shirat dhe bora.
II. Stratosfera - shtrihet mbi troposferėn. Kufiri i saj i epėrm arrin lartėsinė deri nė 80 km.
III. Jonosfera - shtrihet mbi stratosferėn, nė lartėsi ndėrmjet 80-100 km. Temperatura e ajrit arrin nga 600-700°C.
IV. Ekzosfera - ėshtė shtresa me e lartė e atmosferės dhe shtrihet nė lartėsinė mbi 1000 km.
Masat e ajrit nė atmosferė lėvizin pandėrprerė dhe kanė drejtim horizontal dhe vertikal. Lėvizjet horizontale qė kryhen prej pikave me shtypje atmosferike mė tė lartė kah pikat me shtypje atmosferike mė tė ulėt quhen erė (frymė). Erėrat ndėrmjet veti dallohen pėr nga drejtimi, shpejtėsia e lėvizjes, pėr nga kohėzgjatja dhe pėr nga rėndėsia qė kanė.
Erėrat ndahen nė tre grupe: erėra tė pėrhershme, erėra periodike dhe erėra lokale. Pėr erėrat si fenomen tejet interesant, Kurani fisnik bėn fjalė nė shumė versete:
"Ne lėshojmė erėrat mbarėsuese, e nga qielli (retė) lėshojnė shi dhe atė jua japim ta pini; e ju nuk mund ta ruani atė". (Hixhėr. 22)
"Ai ėshtė qė i lėshon erėrat si myzhde pranė mėshirės (shiut) sė Tij. E kur ato (erėrat) bartin re tė mėdha, Ne i sjellim mbi tokė tė vdekur dhe e lėshojmė nė tė ujin (shiun), dhe me tė (ujin) nxjerrim tė gjitha frutet. Kėshtu i nxjerrim (i ngjallim) tė vdekurit, ashtu qė tė pėrkujtoni (fuqinė e Zotit)". (El Araf. 57)
"Ai ėshtė qė shfaq vetėtimėn trishtuese (nga ndonjė fatkeqėsi), por edhe shpresėdhėnėse (pėr shi), dhe formon re tė dendura". (ErRra'd. 12)
"A nuk e ke parė se si Allahu drejton retė, pastaj i bashkon, I bėn grumbull ato dhe atėherė e sheh shiun si rrjedh prej tyre. Ai lėshon prej sė larti nga retė e mėdha si kodra breshėr dhe me tė godit kėdo, e ia largon atij qė do. Shkėlqimi i vetėtimės sė dritės sė resė gati sa s'tė merr tė parit". (En Nur. 43)
Siē pamė nga ajo qė pėrmbajnė versetet kuranore, Allahu i madhėrishėm e ka rregulluar atmosferėn dhe kėshtu e ka mbrojtur sipėrfaqen e Tokės nga temperaturat e larta. Sikur mos tė ekzistonte atmosfera, atėherė lėkundjet nė temperaturat e ajrit do tė arrinin deri nė 200°C. Nė kėso ndryshimesh tė mėdha tė temperaturės nuk do tė mund tė mendohej jeta nė Tokė. Nėse e marrim parasysh se nė qendėr tė Diellit dominojnė temperatura tepėr tė larta, qė sillen rreth 20 milionė shkallė Celzius dhe shtypje rreth 400 milionė atmosfera, ose temperaturat nė sipėrfaqen e Diellit, qė sillen nga 4500-7000°C, do tė shohim fuqinė ēudibėrėse tė Allahut tė madhėrishėm, i cili kėto temperatura kaq tė larta i redukton dhe ia pėrshtat Tokės. Kėshtu, derisa kėto temperatura tė arrijnė mbi sipėrfaqen e Tokės, duke kaluar nėpėr shtresat e atmosferės, nė sipėrfaqen e Tokės janė nga 60-70°C, kurse nė zonat e ftohta arrijnė nė dhjetėra shkallė nėn zero.
Gjithė kjo ėshtė bėrė pėr shkak qė njeriut t'i bėhet e mundur tė jetojė i qetė dhe pa kokėēarje nė Tokė, nė kushte tė pėrshtatshme dhe pa pengesa, siē bėn aluzion verseti i Kur'anit fisnik:
Ai, i cili pėr ju e bėri tokėn shtrat (vendbanim) e qiellin kulm, e prej qiellit ju lėshoi shi me tė cilin ju siguroi lloje tė frutave si ushqim pėr ju, pra mos i pėrshkruani Allahut shokė, duke qenė se ju e dini (qė Ai nuk ka shokė)".(El Bekare. 22)
Nė tėrė kėtė harmoni tė zhvillimit tė ligjshmėrive rreth rrjedhjes rrethore tė ujit, Allahu i madhėrishėm e pėrmend edhe lėvizjen horizontale tė masave tė ajrit nė atmosferė - erėrat - tė cilat paraqesin pjesė tė ligjshmėrive tė pėrmendura. E tėrė kjo ėshtė nxitje pėr njeriun, qė ai tė pėrpiqet edhe mė shumė pėr tė zbuluar dhe njohur ligjshmėritė e Allahut fuqiplotė.
Tė rikujtojmė me respekt dhe duke medituar versetin e Kur'anit famėmadh:
"Ėshtė fakt se nė krijimin e qiejve e tė tokės, nė ndėrrimin e natės e tė ditės, tė anijes qė lundron nė det qė u sjell dobi njerėzve, nė atė shi qė e lėshon Allahu prej sė larti e me tė ngjall tokėn pas vdekjes sė saj dhe pėrhap nė tė nga ēdo lloj gjallese, nė qarkullimin e erėrave dhe reve tė nėnshtruara mes qiellit e tokės, (nė tė gjitha kėto), pėr njė popull qė ka mend ka argumente". (El Bekare. 164)
Allahu i madhėrishėm nė Kur'anin fisnik pėrkujton:
"A nuk vėshtruan ata me vėmendje pushtetin e madh nė qiej e nė tokė dhe nė ēka krijoi Allahu prej sendeve...?". (El A'rafė. 185)
Kjo ėshtė njė lėkundje para kėtij kozmosi mahnitės. Vėshtrimi me zemėr tė hapur dhe syri qė e shikon kėtė hapėsirė tė pafund, kėtė pushtet madhėshtor, ėshtė i mjaftueshėm tė lėkundė natyrėn e njeriut tė animuar nė njohjen e sė Vėrtetės sė fshehtė nė tė, krijim i cili dėshmon dhe tregon Krijuesin e plotfuqishėm. Vėshtrimi i tė gjitha atyre qė krijon Allahu i madhėrishėm, nė pushtetin qiellor dhe tokėsor, mahnit zemrėn, trondit mendjen dhe e ngacmon pėr tė bėrė hulumtimin e burimit tė tė gjitha kėtyre - tė Kreatorit tė plotfuqishėm, i cili i krijoi tė gjitha krijesat nė kėtė sistem tė pėrkryer.
Pas ēdo zhvillimi shkencor, ne zbulojmė versete tė cilave u paraprin Kur'ani fisnik. Kėtu do tė japim njė shembull konkret: njerėzit nuk dinin asgjė lidhur me krijimin e bimėve tė ndryshme. Kjo gjendje zgjati deri sa shkenca pėrparoi nė shekullin XX dhe derisa arriti tė zbulojė qė tė gjitha bimėt pėrbėhen nga tė njėjtat materie identike themelore: dioksidi i karbonit, oksigjeni hidrogjeni, azoti, sulfuri, fosfati dhe disa materie tė tjera. Shkaku i llojllojshmėrisė sė bimėve ėshtė sasia e ndryshme e materieve qė bimėt thithin me rrėnjėt e veta nga toka, Kjo materie thithet me masė, ashtu siē e ka pėrcaktuar Allahu i plotfuqishėm. Pėrkujtojmė versetin e Kur'anit fisnik:
"...dhe kemi bėrė qė nė tė tė mbijnė bimė tė caktuara tė tė gjitha llojeve". (EI Hixhr. 19)
Njerėzimi, pėr njė kohė tepėr tė gjatė, nuk ka ditur sesi rritet njė bimė dhe si formohen frytet e bimės. Pas studimeve tė gjata, ata nxorėn pėrfundimin se bimėt kanė ca "fabrika tė vocrra tė gjelbra" (plastidet), tė cilat u japin bimėve ngjyrėn e gjelbėr, Kėtė e gjejmė nė versetin e Kur'anit fisnik:
"Ai ėshtė qė lėshoi nga lart shiun e me tė nxorri bimėn e ēdo sendi dhe prej bimės gjelbėrim dhe prej tij (prej gjelbėrimit) kokrra tė dendura nė kallinj. E nga hurmet, nga sythat e tyre kalaveshė tė afėrt (pėr t'i vjelė). Edhe kopshtie me hardhi, ullinj e shegė tė ngjashme (nė dukje) e tė llojllojshme (nė shije). Shikoni pra frutat e tyre kur i formojnė dhe kur piqen (tė gjitha kėto nga shiu). Edhe nė kėto ka fakte pėr njerėzit qė besojnė". (El En'amė. 99)
Kėtu shihet mrekullia e Kur'anit famėmadh. Ai e pėrmend tė vėrtetėn dhe na tregon si tė arrijmė deri tek ajo, duke thėnė: Prandaj vėshtroni frutat e tij.
Kur njeriu ka filluar tė mendojė dhe tė vėshtrojė frytet, atėherė e ka mėsuar tė vėrtetėn. Ky ėshtė me tė vėrtetė argument p£r njerėzit qė besojnė. Vini re kėtė precizitet nė fjalitė e Allahut tė madhėrishėm:
"...Dhe qė nga ai tė rritet gjelbėrimi, e nga ai kallinj tė shpeshtė...". (El En'amė. 99)
Kjo domethėnė qė nga bimėt del gjelbėrimi, i cili ėshtė karakteristik sipas asaj qė nga ai dalin kallinj me kokrra tė dendura. Kėtu bėhet fjalė pėr gjelbėrimin (klorofilin), e jo pėr bimėt Allahu i madhėrishėm nė Kur'anin fisnik thotė:
"Ai e ngriti qiellin dhe Ai vuri drejtėsinė". (ErRrahman. 7)
Isak Njutoni ka zbuluar se nė qiej ekziston ligji i pėrkryer dhe preciz, i cili vepron mbi trupat qiellorė, e ky ėshtė ligji i gravitetit. Dobia nga ky gravitet nė mes planetėve ėshtė ekuilibri nė mes tyre (mizan).
Zbulimi i dy planetėve, Neptunit dhe Plutonit, konsiderohet si triumf i ligjit tė zbuluar nga Njutoni. Duke u shėrbyer me ekuilibrin e gravitetit, astronomėt e kanė zbuluar pozitėn e planetit Uran dhe kanė nxjerrė pėrfundim qė mbi Uranin ndikon njė planet tjetėr me gravitetin e vet. Me anė tė kėsaj teorie, pėrkatėsisht ligjit tė Njutonit mbi ekuilibrin, ėshtė bėrė i mundur zbulimi i planetit tjetėr - Plutonit, e kėshtu me radhė. Ja edhe njė verset kuranor, i cili mahniti shkencėtarėt:
"A nuk e ke parė se si Allahu drejton retė, pastaj i bashkon, i bėn grumbull ato dhe atėherė e sheh shiun se si rrjedh prej tyre. Ai lėshon prej sė larti nga retė e mėdha si kodra, breshėr dhe me tė godet kėdo, e ia largon atij qė do. Shkėlqimi i vetėtimės sė dritės sė resė gati sa s'tė merr tė tė parit". (En Nurė. 43)
Retė e dendura shtrihen nė lartėsi 15 km e mė shumė. Prandaj, edhe atij qė i vėshtron, i duken qė janė sikur kodra tė mėdha. Krijimi i reve tė dendura bėhet pėrmes shtresave tė ajrit, temperatura e tė cilave ka ndryshime tė mėdha.
Kėshtu krijohen majat dhe formojnė akullin. Prandaj, vetėm retė e dendura mund tė krijojnė akull. Ky fakt ėshtė i vėrtetė dhe shprehet nė fjalėt e Allahut tė madhėrishėm:
"Ai nga retė e mėdha si kodra lėshon breshėr".
Pasi qė shkencėtarėt gjatė hulumtimit tė reve tė dendura janė shėrbyer me radar dhe kanė ndjekur formimin gradual tė tyre, ata kanė konstatuar se retė formohen nga bashkimi i pjesėve tė vogla tė reve tė cilat lėvizin nėn ndikimin e rrymave tė ajrit. Ato mė pas formojnė re tė dendura tė shiut. Kur'ani famėmadh e ka cekur kėtė tė vėrtetė shkencore para 15 shekujve:
"A nuk e ke parė se si Allahu drejton retė, pastaj I bashkon, i bėn grumbull ato dhe atėherė e sheh shiun se si rrjedh prej tyre...". (En Nurė, 43)
Kėshtu, pjesa e parė e versetit sqaron gradualitetin e formimit tė reve tė dendura deri kur tė bėhen sa kodra. Atėherė krijohet akulli. Kur dobėsohen rrymat ajrore, retė thuajse eksplodojnė dhe lėshojnė breshėr. Ja si bėn aluzion pjesa tjetėr e versetit kuranor:
"Dhe mu atė, kend do, e godet, e kėnd do e kursen...". (En-Nurė,43)
Karakteristikė mė e rėndėsishme e rėnies sė akullit ėshtė paralajmėrimi i vetėtimės. Pėr herė tė dytė zbulojmė qe vetėm retė e grumbulluara mund tė krijojnė vetėtima. Duke vėshtruar mė tej versetin kuranor: "Shkėlqimi i rrufesė gati na merr tė parėt", d.m.th. drita e rrufesė e cila pėrcjell akullin e merr tė parėt, sepse akulli ėshtė emri mė i afėrt me tė cilin ka tė bėjė mbiemri i Pėrmendur (i rrufesė sė Tij).
Duke iu referuar argumenteve tė qarta pėr njerėzit, Allahu i madhėrishėm nė Kur'anin famėmadh thotė:
"A nuk e bėmė Ne tokėn si shtrojė tė pershtatshme (pėr jetė)?". (EnNebe'ė. 6)
Toka, si njėri ndėr nėntė planetėt e Sistemit tonė Diellor, megjithėse shumė e vogėl nė krahasim me planetėt e tjerė tė gjithėsisė, prapėseprapė ėshtė mė e dashura dhe mė tėrheqėsja pėr ne.
Toka ėshtė nėnė jona, ėshtė shtėpia, foleja dhe djepi ynė. Nga elementet e kėsaj toke u krijuam, nė kėtė tokė u lindėm, nė tė do tė vdesim dhe po nga kjo tokė do tė ringjallemi pėrsėri, siē thotė All-llahu i plotfuqishėm nė Kur'anin fisnik:
"Ne prej saj (tokės) ju krijuam, nė tė do t'ju kthejmė pėrsėri, dhe prej saj do t'ju nxjerrim edhe njė herė". (TaHa.55)
Nė kėtė tokė filloi jetėn e vet raca njerėzore, nė kėtė tokė Allahu i madhėrishėm i dėrgoi shpalljet hyjnore nėpėrmjet tė dėrguarve tė Tij besnikė. Termi kuranor mihad do tė thotė njė gjė e pėrshtatshme pėr ecje, njė gjė e butė si shtrojė. Dhe kėtė tokė Allahu e bėri tė pėrshtatshme pėr jetėn tonė, e bėri tamam sikur djep, nė tė cilin pushon dhe fle foshnja.
Dihet se pozita e volitshme e Tokės nė radhitjen planetare nė kuadėr tė Sistemit Diellor ka bėrė qė ajo vėrtet tė jetė e pėrshtatshme pėr jetesė. Nuk ėshtė as shumė afėr Diellit, sepse do tė mbretėronin temperatura tė larta tropike, tė cilat do ta bėnin avullimin e ujit nėpėr oqeane dhe nė kėtė mėnyrė do tė bėhej e pamundshme jeta nė tė. Nė anėn tjetėr, as nuk ėshtė shumė larg tij, qė do tė bėnte qė nga temperaturat e ulėta toka dhe oqeanet tė shndėrroheshin nė akullnaja, nė tė cilat kushte jeta do tė ishte fare e pamundshme. Por, i Madhi Zot deshi dhe e bėri qė Toka tė ketė pjerrtėsinė vertikale prej 23.5 shkallėsh, e cila e bėn tė mundur jetėn dhe gjallėrimin e njė bote tė tėrė organike dhe inorganike, njė bote me njė natyrė me florė dhe tė shumėllojshme, tė cilėn e hasim nė ēdo hap qė e hedhim nė tokė.
Shkenca vėrteton se Toka sillet rreth boshtit tė vet pėr 24 orė, kurse rreth Diellit pėr 365 ditė. Rrotullimi i saj ėshtė eliptik (fjala arabe dehjun do tė thotė formė vezake), kurse shpejtėsia afro njėmijė milje nė orė.
Shkencėtarėt thonė se sikur shpejtėsia e rrotullimit tė Tokės tė ishte mė pak se njė mijė milje nė orė, atėherė dita do tė zgjaste 120 orė, kurse tė lashtat do tė zhdukeshin. Sikur forca e gravitetit tė ishte mė e vogėl, do tė zhdukej oksigjeni, detet do tė zhvendoseshin nė tė dy polet, ndėrsa ne do tė qėndronim pezull. Sikur kėndi i Tokės, i cili ėshtė 23.5 shkallė, tė ndryshonte pėr njė shkallė, atėherė nuk do tė kishte fare stinė tė vitit, qendra e Tokės do tė shndėrrohej nė shkretėtirė, ndėrsa polet do tė ishin tė mbuluara pėrherė me borė. Marsi ėshtė larg Diellit 142 milionė milje dhe temperatura gjatė ditės mezi arrin disa shkallė mbi zero, ndėrsa natėn ulet 70 shkallė nėn zero. Ujė nuk ka, andaj jeta nė tė ėshtė e pamundshme. Planeti tjetėr, Jupiteri, gjatė natės ka temperaturė 130 shkallė nėn zero. Kėshtu ėshtė edhe me planetėt e tjerė. Pra, Allahu i madhėrishėm e bėri Tokėn me tė gjitha kushtet e pėrshtatshme pėr jetė. Pastaj Allahu i madhėrishėm nė vijim thotė:
"(A nuk i bėmė-ngulitėn) kodrat sikur shtylla (pėrforcuese nė tokė)?". (En Nebe'ė. 7)
Fjala veted-evtad do tė thotė kunja-shtylla apo bazament qendror, mbi tė cilin ngrihet tenda. Kjo ėshtė bėrė nė mėnyrė qė tė kuptohet mė lehtė nga njerėzit se edhe kodrat kanė rolin e tyre ekuilibrues dhe baraspeshues tė Tokės, qofshin ato kodra kontinentale apo oqeanike.
Pasi njeriu i arriti lartėsitė qiellore me anėn e fluturakeve tė ndryshme, ai arriti tė fotografojė dhe tė studiojė formėn dh relievin e vėrtetė tė tokės. U vėrtetua me saktėsi e vėrteta madhe kuranore edhe nga profesorėt mė eminentė tė gjeologjisė, se kodrat janė njė element pėrforcues dhe ekuilibrues nė tokė.
Nė versetet e tjera pėr kodrat, Kur'ani fisnik thotė:
"Kurse kodrat i pėrforcoi". (Naziat 32)
"Dhe Ai vuri kodra (tė forta) nė tokė, ashtu qė ajo tė mos lėkundet me ju". (Nahi. 15)
"E i sheh kodrat dhe mendon se ato janė tė palėvizshme, ndėrsa ato lėvizin sikur qė lėvizin retė (kjo ėshtė) mjeshtri e Allahut qė pėrsosi ēdo send, e Ai ėshtė hollėsisht i njohur se ēka punoni". (En Nemi. 88)
Kėshtu, nė realitet, kodrat lėvizin, ndėrsa ne i shohim si stabile e tė palėvizshme, sepse Toka rrotullohet rreth boshtit tė vet dhe kodrat duke qenė pjesė e Tokės, gjithashtu sillen sė bashku me tė, pikėrisht ashtu siē lėvizin retė nėn veprimin e erės. Tė gjitha kėto versete na bėjnė tė kuptojmė se njė prej mrekullive tė panumėrta tė Allahut nė kėtė Tokė janė kodrat, si dhe ndėrtimi i tyre i jashtėm dhe i brendshėm. Shkenca, tash sė voni, vėrtetoi se secila kodėr i ka rrėnjėt dhe bazamentin e vet mbėshtetės nėn tokė aq sa e ka mbi tokė. Nga kjo rrjedh se fjalėt e Allahut tė madhėrishėm janė njė mrekulli e pėrjetshme. A thua deri para pak kohėsh dikush ka mundur tė pėrfytyronte se kodrat e mėdha, qė i shohim nė formė gungash dhe nė forma tė tjera mbi sipėrfaqen e tokės, kanė pothuajse tė njėjtėn shtrirje nė brendinė e tokės, tė cilėn shkencėtarėt e quajnė rrėnjė, kurse Kur'ani e quan shtyllė-bazament.
Kur e lexojmė me vėmendje versetin 88, tė cituar mė lart, tė kaptinės En Neml, dhe kur i shikojmė kodrat stabile e tė palėvizshme para nesh, ēuditemi sepse Allahu i madhėrishėm thotė:
"Dhe mendoni se ato janė tė palėvizshme...".
Kjo do tė thotė se ne i shohim kodrat, por me njė pamje joreale. Pra, palėvizshmėria e kodrave tė cilėn gjė e shohim me sytė tanė, nuk ėshtė e vėrtetė ekzistenciale. Pėrkundrazi, ajo ėshtė shfaqje dhe manifestim i drejtpėrdrejtė i fuqisė absolute tė Allahut tė madhėrishėm.
Kur e lexon kėtė verset, njeriu habitet dhe pyet: Si ėshtė e mundur qė kodrat tė lėvizin si retė, kur ato janė stabile para syve tė mi dhe nuk lėvizin nga vendi i tyre? Allahu i gjithėdijshėm thotė:
"Mos u habit! Kjo ėshtė vepėr e Allahut tė madhėrishėm, i cili ka pėrsosur ēdo gjė".
Pėr kėtė Allahu i madhėrishėm nė Kur'anin famėmadh thotė:
"Ata dinė vetėm anėn sipėrfaqėsore tė kėsaj jete, ndėrsa pėr jetėn tjetėr janė tė pakujdesshėm".(Er Rrum, 7)
Me kėtė na bėn tė kuptojmė se njeriu i di gjėrat e dukshme tė jetės sė kėsaj bote, mirėpo ai ėshtė i painformuar sa i pėrket ēėshtjes sė botės tjetėr.
Pra, Allahu i madhėrishėm ėshtė Krijuesi i kėsaj ekzistence. Nėse ka urtėsi nė kėtė ekzistencė, ajo argumenton ekzistencėn e tė Urtit; nėse ka dituri, ajo vėrteton nė mėnyrė tė argumentuar ekzistencėn e tė Gjithėdijshmit; nėse sheh pėrsosuri te krijesat, ajo argumenton ekzistencėn e Krijuesit; nėse e ndien mėshirėn, ajo dėshmon se ėshtė rezultat i Mėshiruesit; nėse ka rregull, do tė shohėsh se nė kėtė ekzistencė ka vetėm njė rregull. Ai rregull ėshtė i Krijuesit, kurse koordinimi dhe harmonia absolute tregojnė se ėshtė vepėr e Krijuesit tė vetėm, tė pėrsosur dhe tė lartė. Nė vijim Kur'ani fisnik thotė:
"Dhe Ne ju krijuam ēifte". (En Nebe'ė. 8)
Allahu i madhėrishėm kishte qėllim qė tė mos ketė mangėsi dhe disharmoni nė rregullimin e gjithėmbarshėm tė gjithėsisė; A kishte qėllim qė kjo gjithėsi tė jetė e denjė pėr Madhėshtinė, Forcėn dhe Kreativitetin e Krijuesit. Ky ėshtė njė manifestim i hapėt i fuqisė absolute tė Allahut tė madhėrishėm nė ligjet e kėsaj ekzistence. Njė manifestim i tillė i kėsaj fuqie ėshtė edhe krijimi nė ēifte i ēdo gjėje nė kėtė univers, pėrveē engjėjve.
Po ta marrim shembull edhe thėrrmijėn mė tė vogėl tė atomit, si gjėnė mė tė imėt nė kėtė gjithėsi, tė cilėn e njohim tash pėr tash, do tė shohim se brenda vetė kėsaj thėrrmije atomike ekzistojnė protonet dhe neutronet, pozitive dhe negative, tė cilat sė bashku formojnė tėrėsinė e atomit.
Pėr kėtė na ka informuar Allahu i madhėrishėm edhe nė njė verset tė Kur'anit famėmadh:
I pastėr nga tė metat ėshtė Ai qė krijoi tė gjitha llojet (ēiftet) nga ēka mban toka, nga vetė ata dhe nga ēka ata nuk dinė". (Jasin. 36)
Po ky proces manifestohet nė botėn organike dhe inorganike, kurse krijimi i njeriut nė ēifte ėshtė njė prej mrekullive tė pėrkryera tė Allahut, i cili bėri qė sipas "Ligjit tė Shkaqeve", kontaktit intim midis burrit dhe gruas, me lejen dhe dėshirėn e Tij, nga njė bashkim i spermatozoidit me farėn e gruas, tė lindė njė fryt i ri njerėzor, fryt qė deri nė formėsimin e plotė dhe daljen nė kėtė botė, kalon nėpėr etapa tė ndryshme, tė cilat Kur'ani famėmadh i ka pėrshkruar me njė pėrpikėri tė paparė.
Me njė fjalė, po tė mos kishte Diell, nuk do tė kishte as jetė nė Tokė, por krahas diellit, botės organike dhe inorganike u nevojitet edhe njė komponent tjetėr i rėndėsishėm, pa tė cilin nuk do tė kishte mundėsi tė zhvillohej procesi jetėsor. Ky komponent kaq i nevojshėm ėshtė uji.
Ja, si Allahu i gjithėfuqishėm i ndėrlidh kėto dy komponente. Nė vazhdim tė kaptinės, Ai thotė:
"Dhe prej reve tė shtrydhura kemi lėshuar shi tė madh". (En Nebe'ė, 14)
Pra, krahas dritės dhe nxehtėsisė sė Diellit, gjallesave tė gjalla dhe botės bimore u nevojitet patjetėr edhe uji, tė cilin Allahu i madhėrishėm, pėrveē burimeve tė ujit qė gjenden brenda nė Tokė, e lėshon nga qielli nėpėrmjet reve.
Shkenca na mėson se nė kėtė rast kryhet njė proces natyror, ai i avullimit tė ujit nga lumenjtė, detet dhe oqeanet, qė pastaj tė kondensohet lart dhe tė kthehet nė re, tė cilat pastaj, tė bartura nga erėrat andej e kėndej, e shkundin ujin qė gjendet nė to. Fjala I'sar-muassar-mu'sir nė aspektin terminologjik do tė thotė reja qė lėshon shi pas bashkėdyzimit dhe pas zbrazjes sė thėrrmijave elektrike, pozitive e negative. Do tė thotė, pas "shtrydhjes" sė saj, ajo mund tė lėshojė shi me lejen e Allahut tė madhėrishėm.
Dijetarėt rreth termit el mu'sirat kanė dhėnė kėto mendime: Grupi i parė mendon se fjala ėshtė pėr retė qė shtrydhen, do tė thotė qė lėshojnė shi. Ky mendim ėshtė mė i saktė dhe mė i pranuar.
Grupi i dytė mendon se fjala ėshtė pėr erėrat, tė cilat pas fekondimit tė reve, e shtrydhin ujėt nga retė.
Kėshtu, nga ndikimi i rrezeve tė diellit, tė cilin Allahu i madhėrishėm e quajti "kandil flakėrues", bėhet avullimi i ujit tė deteve.
Kur ky avull tė ketė arritur lart, pėr tė marrė ftohtėsinė dhe pėr kondensuar, vjen roli i erėrave, tė cilat mbartin me vete pluhuri, qė pėrmbajnė elemente tė fekondimit, thėrrmija pozitive e negative, dhe ky kontakt pėrfundon me zbrazjet elektrike. Pas kėsaj erėrat, po ashtu me lejen e Allahut, i mbartin kėto re tė fekonduara atje ku Allahu dėshiron, pastaj bie shiu. Nė lidhje me kėtė Allahu i madhėrishėm nė disa versete tė Kur'anit famėmadh pėrkujton:
"Ne i lėshojmė erėrat mbarėsuese, e nga qielli (retė) lėshojnė shi dhe atė jua japim ta pini, po ju nuk mund ta ruani atė".(El Hixhr, 22)
"Edhe Ai ėshtė qė i lėshon erėrat myzhde nė prag tė mėshirės sė Tij (shiut) dhe Ne lėshuam prej qiellit ujė tė pastėr".(El Furkan. 48)
"A nuk e ke parė se si Allahu drejton retė, pastaj i bashkon, i bėn grumbull ato dhe atėherė e sheh shiun se si rrjedh prej tyre..." (Nur. 43)
"Allahu ėshtė ai qė i lėshon erėrat, e ato lėkundin retė dhe Ai i shtrinė lart si tė dojė, i bėn ato edhe tė ndara nė pjesė, dhe pėrmes tyre e sheh se si bie shi, e kur ia lėshon atė kujt tė dojė prej robėrve tė vet, qė ata gėzohen". (Rrum, 48)
emri i autorit mungon,marur ne nje websajt.



Pergjigju me Citim
